Feugiat nulla facilisis at vero eros et curt accumsan et iusto odio dignissim qui blandit praesent luptatum zzril.
+ (123) 1800-453-1546
info@example.com

Related Posts

Kualiteti

Akreditimi

ISO 15189: 2012

  • Që prej vitit 2016, laboratori është akredituar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Akredititimit (DPA) me standardin ISO15189.
  • Akreditimi është realizuar nga nje ekip ekspertësh italianë dhe shqiptarë te cilët kanë vlerësuar kompetencën profesionale, teknike dhe përmbushjen e kërkesave të standardit të akreditimit.
  • Ekipi I ekspertëve kryen rivleresimin e Akreditimit nëpërmjet auditeve të rregullta vjetore, ku vlerëson punën e laboratorit dhe kompetencën e stafit.
  • Ky eshte standardi më I rëndësishem, I njohur dhe I aplikuar kudo ne botë, I cili siguron kompetencat e laboratorëve mjekësorë.
Certifikate akreditimi Pegasus 2021

Kontrollet e jashtme të cilësisë EQAS

Që prej vitit 2015, Pegasus Med merr pjesë rregullisht në skemat ndërkombëtare të kontrollit të jashtëm të cilësisë (RIQAS), të organizuara nga kompania angleze RANDOX. Çdo dy javë, në laborator vijnë kampione me vlera të panjohura të cilat  analizohen me aparaturat tona. Rezultatet i  regjistrojmë në websit-in e Riqas (https://www.randox.com/riqas-external-quality-assessment/) dhe pasi ato krahasohen me rezultatet e sakta dhe rezultatet që vijnë nga laboratore të tjerë nga të gjitha vendet e botës,  vjen një përgjigje zyrtare nga Randox për performancën që ka arritur laboratori ynë. Në fund të çdo cikli 6-mujor kontrollesh, nëse rezultatet tona kanë qënë të sakta, pajisemi me një çertificate. Çertifikatat dhe pjesëmarrja në këto cikle kontrollesh të jashtme janë kusht i domosdoshëm për akreditimin e laboratorit.

Kontrollet e brendshme të cilësisë IQC

Përvec kontrolleve të jashtme të cilësisë me kampione të panjohura, laboratori realizon edhe kontrollet e brendshme, me kampione të njohura kontrolli. Këto kontrolle kryhen çdo ditë. Partneri ynë në këtë fushë është Technopath, kompania Irlandeze e cila prodhon materiale kontrolli të brendshëm të palës së tretë. Nëpërmjet këtyre kontrolleve ne sigurojmë cilësinë e vazhdueshme të rezultateve që japim. Aparaturat që ne përdorim kanë të instaluara programet e kontrollit të cilësisë, grafiket Levy Jennings dhe rregullat Westgard, në sajë të të cilave realizohet përpunimi statistikor i të dhënave të kontrollit të cilësisë dhe pengohet dhënia e rezultateve që thyejnë keto rregulla, duke kërkuar automatikisht ripërsëritjen e analizave.

technopath