Feugiat nulla facilisis at vero eros et curt accumsan et iusto odio dignissim qui blandit praesent luptatum zzril.
+ (123) 1800-453-1546
info@example.com

Related Posts

Laboratori I Analizave

PegasusMed Laboratory

Laboratori Pegasus Med kryen një gamë të gjërë analizash biokimike, hormonale, imunologjike, hematologjike, urine dhe teste alergjie. Ne operojmë me fjalën më të fundit të teknologjisë, me aparatura e reagente ABBOTT me sistem automatik të integruar, si dhe me informatizim të plotë të regjistrimit e dhënies së rezultateve nëpërmjet sistemit me barkode, SLIS.

Që nga viti 2016, pas një vlerësimi të imtësishëm nga inspektorët-specialistë italianë e shqiptarë, laboratori është i akredituar me standardin ISO 15189, që është standardi më i rëndësishëm kudo në botë  që siguron kompetencën e laboratoreve mjekësorë.

Që në fillimet e veta laboratori është konceptuar të jetë avangard në fushën e mjekësisë laboratorike në Shqipëri, duke aplikuar teknologjitë më të fundit dhe me inovative në këtë fushë. Kjo fillon që nga marrja e gjakut me sistem plotësisht të mbyllur dhe me vakum të kompanisë lider botëror Becton Dickinson (BD). Ky sistem siguron komfort maksimal si për pacientin edhe  për laboratorin, duke eleminuar shkaqet kryesore të intereferencave analitike dhe refuzimit të kampionëve siç janë hemoliza, koagulimi apo kontaminimi i kampionëve.

Në laboratorin tonë punohet me aparatura të kompanisë amerikane ABBOTT, e cila është lider botëror për laboratorët mjekësorë dhe kompania e përzgjedhur me të cilën operojnë kudo në botë laboratorët e bankave të gjakut, të cilët duhet të zbatojnë kërkesat më të rrepta për analizimin e kampionëve për transfusion gjaku.  Aparatura të tilla  kanë bërë të mundur analizimin e kampionëve të pacientëve tanë me metodologjitë më të avancuara: CMIA (Chemiluminescent microparticle immunoassay), MAPSS ( Multi-angle-polarized scatter separation), spektrofotometri, turbidimetri, immunoblot etj.

Këto aparatura janë plotësisht të automatizuara dhe të integruara në një sistem informatik, duke minimizuar ndërhyrjet e operatorit dhe për pasojë duke minimizuar gabimet njerëzore. Ato kanë të instaluara programet e kontrollit të cilësisë, grafikët Levy Jennings dhe rregullat Westgard, në sajë të të cilave realizohet përpunimi statistikor i të dhënave të kontrollit të cilësisë dhe pengohet dhënia e rezultateve që thyejnë këto rregulla, duke kërkuar automatikisht ripërsëritjen e analizave.

Sistemi ynë informatik SLIS-BARCODE siguron mbylljen e qarkut të automatizimit duke realizuar ndërlidhjen me aparaturat dhe me kompjuterat nga ku realizohet validimi dhe printimi i rezultateve. Çdo kampion identifikohet me një barkod unik i cili permban të dhënat e pacientit dhe të analizave që ai do kryejë. Në këtë mënyrë eleminojmë çdo mundësi gabimi njerëzor, duke minimizuar ndërhyrjen e njeriut gjatë këtij procesi. Gjithashtu nëpërmjet këtij sistemi pacientët kanë mundësi të tërheqin sa herë të duan analiza të muajve apo viteve të shkuar.