Feugiat nulla facilisis at vero eros et curt accumsan et iusto odio dignissim qui blandit praesent luptatum zzril.
+ (123) 1800-453-1546
info@example.com

Related Posts

Title Image

Teknologji dhe pajisje

Home  /  Teknologji dhe pajisje

Teknologji dhe pajisje

Marja e gjakut: Në Pegasus Med marrja e gjakut realizohet me sistem plotësisht të mbyllur, me vacuum dhe me age flutur. Prej kohësh I kemi eleminuar shiringat duke ulur kështu diskomfortin ne pacienteë, sidomos ata pediatrikë dhe riskun e lartë që ato mbartin për personelin. Bashkëpunëtori ynë në këtë fushë është kompania lider boteror Becton Dickinson (BD). CLSI (Clinical & Laboratory Standards Insitute), autoriteti ndërkombëtar i cili publikon linjat guidë dhe procedurat që duhen ndjekur dhe standardizuar nëpër laboratorët mjekësorë, rekomandon pikërisht përdorimin e këtij sistemi të mbyllur me vacuum, në proçedurën që ka publikuar për marrjen e gjakut.

Ky sistem siguron komfort maksimal për pacientin dhe sidomos për fëmijët e vegjël. Gjithashtu siguron standardizim dhe cilësi maksimale për laboratorin, duke eleminuar shkaqet kryesore të interferencave analitike dhe dëmtimit të kampioneve siç janë hemoliza, koagulimi, kontaminimi, gabimet në mbushje etj.   

ABBOTT

Në laboratorin tonë punohet me aparatura te kompanisë amerikane ABBOTT, e cila është lider botëror për laboratorët mjekësorë. ABBOTT është kompania e përzgjedhur me të cilën operojnë kudo në botë laboratorët e bankave të gjakut, të cilët duhet të zbatojnë kërkesat më të rrepta për analizimin e kampioneve për transfusion.

Keto aparatura kanë të instaluara programet e kontrollit të cilësisë, grafikët Levy Jennings dhe rregullat Westgard, në sajë të të cilave realizohet përpunimi statistikor I të dhënave të kontrollit të cilësisë dhe pengohet dhënia e rezultateve që thyejnë këto rregulla, duke kërkuar automatikisht ripërsëritjen e analizave.

Abbott Architect ci 8200

  • Sistem I automatizuar dhe plotësiht I integruar me sistemin informatik të laboratorit SLIS
  • Realizon teste te kimisë klinike dhe teste imunologjike.
  • Përdor metodologjitë: CMIA (Chemiluminiscent microparticle immunoassay), spektrofotometri, turbidimetri, etj të cilat sigurojnë rezultate optimale në një kohë record
  • Kapacitet 1400 teste ne orë nga të cilat 1200 teste biokimike dhe 200 imunologjike
  • Koha e daljes së rezultateve është 4 – 10 min për testet biokimike dhe 30-40 min për imunologjiket
  • Realizon :

Portofolin e plotë të testeve biokimike

Panel tiroide,

Panel hormonal,

Panel markuesish tumorale,

Panel vitaminash,

Panelin e hepatiteve, HIV etj

Architect ci8200

Abbott RUBY

  • Autoanalizatori hematologjik që realizon matjen e gjakut komplet dhe formulës leukocitare me 5 popullata
  • Informacion shtesë per laboratorin ne “Lab charts”
  • Teknologji MAPSS ( Multi-angle-polarized scatter separation)
  • Sistem identifikimi dhe sinjalizimi për Blaste, qeliza të papjekura, morfologji të crregullt të leukociteve dhe eritrociteve etj.
  • 84 analiza gjak komplet ne ore.

MADX ALEX2

  • Teknologjia më e re me “nano-partikula” e zhvilluar nga ekipi i shkencëtarëve austriakë që ka bërë revolucion në diagnozën e sëmundjeve alergjike, është prezantuar për herë të parë në Shqipëri nga Pegasus Med, në vitin 2018.
  • Tashmë paneli molekular I alergjive, I perditesuar ne janar 2021, ofron testimin e 295 alergenëve, nga të cilët mbi 180 janë komponentë molekularë
  • Ky test unik mbulon mbi 99 % te nevojave diagnostike rutinë në fushën a alergologjisë.
  • Përdorimi I Inhibitorëve të CCD siguron reduktim të riskut për reaksione të kryqëzuara deri në 95%, duke rritur sigurinë në interpretim të rezultatit.
  • Testi molekular mundëson identifikimin e pacientëve në risk të lartë për reaksione alergjike, krijimin e një tabloje të plotë të sënsitizimit të pacientit dhe optimizon ndërhyrjet terapeutike, sidomos për sa i përket përzgjedhjes së kandidatit të duhur për imunoterapi (vaklsinim) dhe imunoterapisë (vaksinës) së duhur për të.

Mediwiss Aleisascreen

  • Testet bazë rutinë të alergjive
  • Paneli Respirator me 30 alergjene
  • Paneli Ushqimor me 30 alergene dhe
  • Paneli Miks me 15 alergene ushqimore dhe 15 respiratore.

STAGO START-Koagulim

  • Analizator gjithëpërfshirës semi automatik që ofron një metodologji mekanike me Sistemin e Detektimit të Lirë të Vizositetit (VDS) pa ndërhyrje të Stago.
  • Perdoret gjerësisht edhe si një metodë alternative konfirmimi për mostra të vështira.
  • Zgjidhje e besueshme me një menu të gjërë testimi për të gjitha analizat e koagulimit, nga rutina deri në analizat e specializuara.

Sistemi informatik I laboratorit: SLIS

  • Realizon Identifikim unik me kod pacienti dhe kodifikim te informacionit ne barkod
  • Siguron gjurmueshmëri të plotë (full traceability) që nga momenti I regjistrimit deri në marrje rezutati
  • Minimizon gabimet njerëzore të fazës preanalitike (70-80% e gabimeve laboratorike)
  • Ofron nje nivel më shumë kontrolli nëpërmjet “Delta-check”- ut të historikut te pacientit
  • Siguron ruajtjen e të gjithë rezultateve dhe informacionit ne server