Rreth Nesh
Qendra Diagnostike Pegasus Med është themeluar ne vitin 2012, dhe ka në fokus kryerjen e analizave mjekësore në kampione biologjike me qëllim promovimin e shëndetit, parandalimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve, si dhe monitorimin e terapisë me medikamente.
Aktualisht kemi 3 filiale në Tiranë dhe objektivi ynë është të zgjerohemi edhe më shumë
Që nga viti 2016, laboratori është I akredituar me standardin ISO 15189, që është standardi më I rëndësishëm kudo në botë , I cili siguron kompetencen e laboratorëve mjekësorë.
Laboratori ynë ka ne fokus cilësine e rezultateve te analizave në mënyre që shërbimi ndaj pacientëve tanë të jetë në nivelin më maksimal.
Ne punojmë fort që ju te keni rezultate me cilësi maksimale dhe në një kohë rekord.
Shtyllat kryesore ku mbështetet laboratori janë stafi i kualifikuar brënda dhe jashtë vendit, si dhe teknologjitë e avancuara në analizim kampionesh dhe informatizim.
Laboratori Pegasus Med, që prej vitit 2014, merr pjesë rregullisht në programet e kontrollit të jashtëm te cilësisë, të organizuara nga kompania angleze RANDOX, të clat I kemi kaluar të gjitha me shumë sukses.
Të gjitha keto synojnë plotësimin e misionit tonë: profesionalizëm dhe cilësi maksimale në sherbimin tuaj!
Përse duhet të na zgjidhni ne?
Sepse fokusi ynë kryesor është cilësia e rezultateve që nxjerrim, e cila monitorohet me sisteme rigoroze të kontrollit të kualitetit brënda dhe jashtë vendit.
Sepse përdorim teknologji të fjalës së fundit dhe operojmë me standarde bashkëkohore në cdo etapë të analizimit të kampioneve.
Sepse ne kujdesemi qe ju ti keni rezultatet në dorë në një kohë rekord.
Sepse mjeket tanë jane përherë në dispozicionin tuaj për interpretimin e rezultateve
Sepse kompetenca e punës sone dhe cilësia e analizave konfirmohen nga vula e standardit të akreditimit dhe inspektimet periodike të trupave vlerësuese të akreditimit.