Feugiat nulla facilisis at vero eros et curt accumsan et iusto odio dignissim qui blandit praesent luptatum zzril.
+ (123) 1800-453-1546
info@example.com

Related Posts

Title Image

Bashkepunetoret

Home  /  Rreth nesh  /  Bashkepunetoret

MICROANALYSIS (Athinë – Selanik)

Microanalysis është laboratori kryesor i referencës për Pegasus Med. Ai ka degë në Athinë dhe Selanik dhe operon që prej vitit 1992 në fushën e diagnozës laboratorike. Microanalysis është një nga laboratorët më të mirë në Greqi, i cili që prej vitit 1998 është pjesëmarrës në skemat e kontrollit të jashtëm ESEAP, INSAND etj dhe që nga viti 2012 është i Akredituar me standardin e kompetencës laboratorike ISO 15189 nga ESYD, për më shumë se 120 teste. Që nga momenti kur kemi nisur aktivitetin, Microanalysis është partneri ynë më i ngushtë, i cili shërben jo vetëm si referencë për testet e rralla, por njëkohësisht, specialistët e këtij laboratori janë gjithmonë të gatshëm të japin konsulencën e tyre sa herë që na nevojitet në, ose pacientëve tanë.

LIFE-CODE (Athine)

LIFE-CODE është një tjetër laborator reference që kemi në Athinë. Ky laborator e ka filluar aktivitetin që në vitin 2009 dhe operon në fushën e Gjenetikës Molekulare, Citogjenetikës, Gjenetikës Klinike dhe Biopatologjisë. LIFE-CODE është i akredituar nga ESYD me standardin e kompetencës laboratorike ISO 15189. Ai është laborator reference për shumë spitale universitare, e qendra diagnostike në Greqi.

Bio Save Group

Bio Save Group është krijuar në vitin 2012 për të mundësuar “Premium Health Solutions” të gjithë familjeve në rajonin e ballkanit.
Misioni i kompanisë është që të jetë pjesë e arritjeve botërore në parandalim dhe mjekim, duke u mundësuar të gjitha familjeve të interesuara, aksesin ndaj zgjidhjeve mjekësore premium, ndaj informacionit rreth testeve gjenetike dhe Qelizave Staminale, dhe ndaj ekspertizës ndërkombëtare në spitalet më prestigjioze në botë. Bio Save Group operon me përfaqësitë e saj në 7 vende të Ballkanit si në : Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnje Hercegovinë, Maqedoni, Mali i Zi, Shqipëri.

Cenata GmbH

Partner ekskluziv i Bio Save Group është Laboratori gjerman Cenata GmbH, i cili është një laborator diagnostik mjekësor, që kryen teste gjenetike mbi materialin gjenetik të fëmijës së palindur nga gjaku i nënës. Kjo bëhet e mundur duke përdorur testin prenatal “Harmony”. Cenata është laboratori i parë në mbarë botën referent i Roche Diagnostics, që ofron testin Harmony, që nga viti 2015. Testi mund të kryhet nga java e 10 e shtatzanisë, dhe lejon zbulimin e çrregullimeve më të shpeshta numerike të kromozomeve (sindromi Doën, Patau dhe Edëards) si dhe çrregullimet e kromozomeve seksuale X dhe Y.

Bio Kryo Bank

Bio Kryo Bank : Gjithashtu partner ekskluziv i Bio Save Group është banka Gjermane për ruajtjen e qelizave staminale nga kordoni i kërthizës së fëmijës, Bio Kryo Bank, e cila është një nga bankat lider në Europë për ruajtjen e qelizave staminale dhe të indeve biologjike. Bio Kryo është themeluar në vitin 2010 në Sulzbach të Gjermanisë, dhe është akredituar nga disa borde të rëndësishme si: German Drug Law-Approval, Standardi ISO 9001:2015, akredituar nga Shoqata Amerikane e Bankave te qelizave staminale AABB accredited, dhe bashkëpunon me Shoqatën Europiane të Terapisë Gjenetike dhe Qelizore (European Society of Gene and Cell Therapy). Banka Bio Kryo është pjesë e Grupit të Bankave FamiCord në Europë, grup i cili është një nga pionierët ndërmjet bankave të qelizave staminale në Europë, me mbi 15 vite eksperiencë, dhe ka mbi 210 000 mostra të qelizave staminale të përpunuara dhe depozituara. FamiCord Group është i vetmi në Europë që ka klinikën e vet për trajtim me qeliza staminale, ku deri më sot ka trajtuar mbi 1200 pacientë. http://www.biokryo.de/en/home.html

Infomed (Athinë)

Infomed është një kompani e cila merret me krijimin dhe mirëmbajtjen e programeve informatike në fushën e mjekësisë profesionale. Kompania e ka filluar aktivitetin në 1993 dhe është e certifikuar me standardin ISO 9001:2008. Që me hapjen e tij, laboratori Pegasus Med ka nisur bashkëpunimin me Infomed për përdorimin e programit informatik të laboratorit (Laboratory Informatic System) SLIS, nëpërmjet të cilit menaxhohet i gjithë aktiviteti laboratorik. Ekspertët IT të Infomed janë në komunikim të vazhdueshëm nëpërmjet ndërhyrjeve “remote control” për mirëmbajtjen e këtij sistemi dhe përditësimin e vazhdueshëm të tij.

Medical diagnostics:

Laborator reference:

Kompani suporti:

Kompani sigurimi: