Feugiat nulla facilisis at vero eros et curt accumsan et iusto odio dignissim qui blandit praesent luptatum zzril.
+ (123) 1800-453-1546
info@example.com

Related Posts

Title Image

Imazheria

Home  /  Sherbimet  /  Imazheria

Ekografia

Në Pegasus Med kryhen ekzaminime si Ekografi Abdominale, Ekografi e tiroides dhe indeve të buta; Ekografi Obstetrike, Ekografi Morfologjike gjatë shtatzanisë dhe Ekografi Gjinekologjike.

Aparati i ekografisë Samsung HS50 është fjala e fundit e teknologjisë në diagnozën imazherike me ultratinguj.

Ky aparat siguron uniformitet dhe performancë maksimale në përftimin e imazheve, qoftë në fushat afër dhe ato larg sondës, si dhe minimizon zhurmat në sfond. Opsioni “Clear Vision” siguron përmirësim të rezolucionit dhe qartësi të imazhit nëpërmjet rritjes së kontrastit.

“S-Vue™ transducers” krijojnë një bandë transmetimi më të gjërë dhe sensitivitet më të lartë krahasuar me transduktorët e zakonshëm. Ato sigurojnë një rezolucion më të lartë në thellësi duke dhënë imazhe me cilësi maksimale edhe te pacientët teknikisht të vështirë.

DEXA

Në Pegasus Med kryhet ekzaminimi i Osteodensitometrisë kockore në disa nivele: DEXA e shtyllës kurrizore, DEXA e artikulacioneve koksofemorale, DEXA e kaviljes dhe Total Body DEXA.

Ky ekzaminimim realizohet nëpërmjet aparatit “Lunar iDXA” të kompanisë prestigjoze General Electronics, e cila është ndër gjigandët e prodhimit të aparaturave cilësore të imazherisë mjekësore sot në botë.

Ky aparat siguron rezultate  të sakta,  preçize dhe në një kohë të shkurtër ekzaminimi. Ai ju mundëson matjen e densitetit kockor në pika të ndryshme të skeletit duke siguruar vlerësimin e riskut për fraktura si  dhe shkallën e osteopenisë e osteoporozës.